Vodhi një ton naftë të TAP, e shiti në Korçë, arrestohet

Vodhi një ton naftë të TAP, e shiti në Korçë, arrestohet

12:33, 14/06/2019
A+ Aa A-

Një 38-vjeçar banues në Lushnje  është arrestuar nga policia e Korçës për shkak se akuzohet se ka vjedhur një sasi prej 1000 litra naftë , nga mjetet e kompanisë  ku është i punësuar.

I arrestuari është 38 vjeç,V.M dhe me detyrë ishte punonjës i një kompanie, që kryen punime pranë Gazsjellësit TAP, ku edhe u vodh sasia e konsiderueshme e naftës. Sipas policisë ai naftën e vjedhur ja ka shitur një tjetër personi E.H i cili është nënë hetim nga Prokuroria. E.H i është sekuestruar edhe sasia prej 1000 litrash naftë që u vodh nga V.M dhe u mbajt në fshatin Lubonjë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco