Operacioni ‘Tranzit’, 10 të arrestuar, trafikonin klandestinë Foto Ilustruese

Operacioni ‘Tranzit’, 10 të arrestuar, trafikonin klandestinë

08:26, 14/06/2019
A+ Aa A-

Shkon në 10 numri i personave të arrestuar dhe të ndaluar, që vepronin si grup kriminal  në fushën e kontrabandimit të klandestinëve nga vendet e treta.

Në vijim të operacionit policor të koduar "Tranzit", janë kapur dhe ndaluar shtetasit M.K., 32 vjeç, dhe  M.K., 56 vjeç të dy banues në Tiranë , për veprën penale ”Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, në formën e kontrabandimit të njerëzve”, kryer në bashkëpunim.

Ja njoftimi i policisë:

Elbasan

Vijon  operacioni i koduar "TRANZIT".

Shkon në 10 numri i personave të arrestuar dhe të ndaluar, që vepronin si grup kriminal  në fushën e kontrabandimit të klandestinëve nga vendet e treta.

Në vijim të operacionit janë kapur dhe ndaluar shtetasit :

M.K., 32 vjeç, dhe  M.K., 56 vjeç të dy banues në Tiranë , për veprën penale ”Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, në formën e kontrabandimit të njerëzve”, kryer në bashkëpunim

Më herët gjatë operacionit të ndjekur me metoda speciale të hetimit nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me  Drejtorinë  e Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan janë arrestuar e ndaluar edhe 8 persona, ndërmjet tyre dhe kreu i grupit një shtetas turk.

Këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin, vepronin si grup kriminal, duke organizuar transportin  e shtetasve të huaj nga Kufiri i Gjelbër me shtetin grek në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Malit të Zi.

Vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco