Babë e bir/ Arrestohet kryeplaku i Penkovës, kishte mbjellë kanabis

Babë e bir/ Arrestohet kryeplaku i Penkovës, kishte mbjellë kanabis

15:57, 13/06/2019
A+ Aa A-

Kryeplaku i fshatit Penkovë në Selenicë të Vlorës është vënë në pranga bashkë me të birin, pasi iu gjetën të kultivuara bimë narkotike përreth banesës së tyre.

Droga u gjet e mbjellë në fidanë rreth e qark banesës së 57-vjeçarit me inicialet A. N.

Pas gjetjes së fidanëve, policia ka arrestuar pronarët e banesës si autorë të dyshuar në lidhje me kultivimin e tyre.

Në pranga janë vënë babë e bir:

A. N., 57 vjeç, me detyrë - Kryeplak i Fshatit Penkovë

V. N., 23 vjeç, banues në të njëjtën banesë.

Ata akuzohen për ‘kultivim të bimëve narkotike’ të kryer në bashkëpunim dhe ‘shpërdorim  detyre’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco