Gjendet i mbytur në Vjosë, 17-vjeçari nga Këlcyra i zhdukur prej ditësh

Gjendet i mbytur në Vjosë, 17-vjeçari nga Këlcyra i zhdukur prej ditësh

07:29, 13/06/2019

17-vjeçari Matia Rizallari nga Këlcyra, i cili kishte humbur prej 5 ditësh, është gjetur i vdekur.  Trupi i të riut u gjet në lumin Vjosë, pranë urës së Dragotit. Babai i 17-vjeçarit kishte shprehur dyshimet se të birin mund t’ia kishte vrarë një shok i tij.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e vdekjes së të riut. Megjithatë, që në krye ka pasur dyshime të forta se ai ishte mbytur në Vjosë dhe polombarët e RENEA-s e kanë kërkuar gjatë gjithë kohës në lumë.

Informacion paraprak nga Policia:

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 6:15, është gjetur i pajet, (i mbytur) në shtratin e lumit Vjosë, pranë “Urës së Dragotit”, shtetasi M.R., 17 vjeç, banues në fshatin Beduqas, Bashkia Këlcyrë.

Në datën 10.06.2019 familjarët e 17 vjeçarit kanë bërë denoncim pranë Postës së Policisë Këlcyrë për largimin e tij nga banesa. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

3013/06/2019 07:48

"Jeta e Rinisë që duam."

Shto koment

Denonco