Kalonin emigrantë nga Shqipëria/ 11 të arrestuar në Mal të Zi

Kalonin emigrantë nga Shqipëria/ 11 të arrestuar në Mal të Zi

22:53, 12/06/2019
A+ Aa A-

Policia e Malit të Zi shkatërroi një grup të organizuar kriminal, i cili, siç bënë të ditur Drejtoria e Policisë e Malit të Zi, ka zvilluar kontrabandë me emigrantë në disa shtete.

Policia malazeze, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale Shtetërore në aksionin e ashtuquajtur “Azil”, shkatërroi grupin e organizuar kriminal i cili ka vepruar në disa shtete duke kontrabanduar emigrantë ilegalë, azilkërkues, të cilët kanë kaluar nga Shqipëria përmes Malit të Zi, në Bosnjë Hercegovinë e pastaj drejt vendeve të Bashkimit Europian. Shkruan VOA.

Nga aksioni disa-mujor ranë në pranga 11 persona, ndërsa 2 të tjerë janë ende në kërkim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco