Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Aksidentohet turisti ukrainas, e përplas makina

Aksidentohet turisti ukrainas, e përplas makina

18:31, 12/06/2019
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd,

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur një turist ukrainas.

Nga rrethanat e aksidentit mësohet se një 24 vjeçar duke drejtuar mjetin tip Benz, ka përplasur 35 vjeçarin ukrainas me inicialet V.B

Turisti ukrainas është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhte jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Elbasan / Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, shtetasi A.O., 24 vjeç,  banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar  shtetasin V.B., rreth 35 vjeç,  banues në  Ukrainë i cili  është transportuar  në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ponon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco