Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

U zunë për vendin e parkimit, shqiptari rrihet keq në lavazh

U zunë për vendin e parkimit, shqiptari rrihet keq në lavazh

17:46, 12/06/2019
A+ Aa A-

Një shqiptar është rrahur keqazi në një autolavazh në rrugën Amoretti në Milano, pas një zënke për vendin e parkimit të makinës

Shqiptari i moshës 23 vjeç po kërkonte të spostonte furgonin kur një burrë pa e kuptuar e kishte kaluar në radhë.

Por duket se gjithçka ka precipituar shpejt dhe vendin fjalëve ia ka lënë përplasja fizike.

23 vjeçari shqiptar e ka akuzuar personin tjetër se e kishte vjedhur të vetmin vend që ishte bosh.

Personi tjetër e ka goditur me shkelma dhe grushta në fytyrë dhe në trup shqiptarin dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Edhe pse agresori është kapur nga telekamerat, policia është ende në kërkim të tij, ku dallohet dhuna ndaj shqiptarit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco