Tentoi të vjedhë një makinë, arrestohet i dënuari për vjedhje dhe drogë Foto Ilustruese

Tentoi të vjedhë një makinë, arrestohet i dënuari për vjedhje dhe drogë

14:13, 12/06/2019
A+ Aa A-

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës me akuzën e vjedhjes.

Shtetasi F. T., banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale  “Vjedhja ” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” u kap mbrëmjen e të martës (11 qershor) në rrugën “Brigada e 8-të”, në tentativë për të vjedhur mjetin e shtetasit D. D, banues në Paskuqan

Falë reagimit të menjëhershem të forcave policore pas marrjes se njoftimit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, ku gjatë kontrollit fizik policia i gjeti  3 aparatët celularë që kishte vjedhur në automjetin e shtetasit D.D.

Materialet  i kaluan për veprime të mëtejshme  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë  për veprën penale “Vjedhja".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco