Kapet në Rinas anëtari i mafias kineze/ Ja për çfarë akuzohet

Kapet në Rinas anëtari i mafias kineze/ Ja për çfarë akuzohet

11:14, 12/06/2019
A+ Aa A-

Kapet në Rinas anetari i nje grupi mafioz kinez.

Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimi një kinez pasi akuzohet për ‘gjobëvënie’.

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Interpol Tirana  dhe Interpol Pekini/Kinë, kanë bërë arrestimin e kinezit me inicialet G. L., 25 vjeç,  lindur në Kinë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, më datë 23.04.2019,  për veprën penale  ‘gjobëvënie’, (maksimumi i dënimit 10 vjet burg).

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Zyra e Sigurisë Publike të Bashkisë së Goazhou, në Kinë, ka zhvilluar hetime, ndaj një grup kriminal, të tipit mafioz,  të cilët merrnin përfitime ekonomike nëpërmjet dhënies me kamatë, hapjes së kazinove, kumarit dhe marrjes me dhunë të borxheve.

Shtetasi G. L, është një prej anëtarëve kryesorë të këtij grupi.

Në vitin 2013, ky shtetas sëbashku me pjesëtarë të tjerë të grupit, kanë rrëmbyer shtetasin X.L,  duke e detyruar atë të ripaguajë një borxh, në vlerën e 3.8 milionë Yuan kinez.

Në vitin 2014, në të njëjtën mënyrë ka detyruar shtetasin W. H., që të paguajë një hua duke e detyruar atë të shesë 23 suita, 40 vendparkime dhe 6 automjete me çmimin shumë të ulët.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi u bë i mundur arrestimi i shtetasit të mësipërm, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco