Drogë dhe të arrestuar në Krujë, po shkëmbenin lëndën narkotike. Emrat Foto Ilustruese

Drogë dhe të arrestuar në Krujë, po shkëmbenin lëndën narkotike. Emrat

10:55, 12/06/2019
A+ Aa A-

Një sasi lënde narkotike është sekuestruar mbrëmjen e të martës në Krujë, teksa në pranga kanë rënë 5 persona.

Operacioni në bashkëpunim dhe me prokurorinë e Krujës u zhvilluar rreth orës 20.00, në momentin  që po bëhej shkëmbimi i lëndës narkotike.

Policia arrestoi në flagrancë  shtetasit Aurel Tema, Gilmando Bami, Edvin Zalla banues në Fushe Kruje, Elvis Qoku dhe Xhilion Xhemlloari banues në Tiranë.

Veç lëndës narkotike, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe telefona celulare dhe automjete.

Hetimet vazhdojnë për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në  mbajtjen dhe tregtimin e lëndëve narkotike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco