‘Fali zot se nuk dijnë ç’a bajnë!’, reagon gjyqtari Vjerdha: Formë moderne e  luftës së klasave

‘Fali zot se nuk dijnë ç’a bajnë!’, reagon gjyqtari Vjerdha: Formë moderne e luftës së klasave

10:07, 12/06/2019
A+ Aa A-

Kreu i Gjykatës së Apelit në Shkodër, Fuat Vjerdha, i cili u shkarkua të hënën nga detyra, ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale.

Vjerdha, thotë se ai ka dalë kryenaltë nga ky proces, dhe e gjitha kjo është e ngjashme me persekutimin që i është bërë familjes së tij në kohën e komunizmit.

Ish-kryegjykatësi thekson se ai nuk ka vënë asnjë pasuri të paluajtshme gjatë 25 viteve që ka shërbyer në sistemin e drejtësisë, dhe gjithë çfarë ka janë trashëgimi nga nëna e tij, e cila ka qenë bije e familjes së persekutuar shkodrane Tafilica.

Ja reagimi i plotë i Vjerdhës: 

Të dashur miq!

Ju falenderoj nga zemra për mbështetjen që po më jepni me mesazhet tuaja dhe keqardhjen që shprehni për shkarkimin tim nga detyra fisnike e gjyqtarit, të cilen e ushtrova per 25 vite.

Kjo  situatë më kthej në vitin 1973, kur mua, që kisha mbaruar maturën me mesatare. 10, nuk mu dha e drejta e studimit nga komunistet ne pushtet, ne kuadër të zhvillimit të luftës së klasave.

Edhe atëherë, si sot, keqardhja shprehej nga të djathte e të majtë qe më njihnin.

E përsëris se nga salla e vetingut kam dalur kryenaltë, sepse u provua që nuk kam qënë dhe nuk jam i korruptuar, nuk kam lidhje me grupet kriminale,  nuk kam asnjë pasuri të paluajtshme, të krijuar nga unë, përveç atyre te trashëguara nga e ndjera nëna ime, bijë e familjes Tafilica, e respektuar në Shkodër.

Gjithçka tjeter është shprehje e formave moderne të vazhdimit të luftës së klasave, që po zhvillohet ndaj asaj pjese të shoqërisë sonë, e persekutuar gjatë monizmit, që une kam përfaqësuar në gjyqesorin shqiptar.

Mos ndjeni keqardhje per mua, por për ata që përgatiten dhe dhanë vendimet e datës 10.06.2019, kundrejt meje dhe një zonje tjetër shkodrane, kryetares së Gjykatës së Tiranes.

Fali zot se nuk dijnë ç’a bajñë!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Can Ceni14/06/2019 18:45

Ore nje pietje kishnja in.kete vetingun e ka kaluar ndonje prekuror apo gjykates nga Ura e Tapizes e part?? So is mundesi qe nje prekurore nga Lezha nuk e kaloi we kishte nderruar nje shtepi private me hyrje he pallat, ndersa kjo kerma prekurore e Durresit , Prela nuk paguante as taksa nuk justifikoi as pasurine edhe kaloi??? Kjo Arts kurva e Ulsiut vetem gojore ok I Ben ripjelljes.

Gramoz12/06/2019 14:49

Me Shkodren dhe me shkodranet e kan pas kunj gjith jeten qent e kuq! Shkodra dhe shkodranet, nuk e kan honeps kurre faren e keqe komuniste te ngjizur ne ket toke te begate, kryesisht nga çobanet injorante te jugut.

Vlora12/06/2019 13:12

Po pse to fale Zotni Vjerdha, se keta gjakepires nuk dine te ndalen. Suksese

Agron12/06/2019 11:09

Sakte, cdo fjale e Fuatit eshte e vertete. Nxenes i shkelqyer e nuk i dhane te drejte studimi. Familje shume e mire. Te largosh Fuatin nga sistemi eshte e pakuptueshme.Me vjen keq ku ndodhemi e ......ku shkojme

Shto koment

Denonco