Plantacion me kanabis në Greqi, 5 shqiptarë në pranga

Plantacion me kanabis në Greqi, 5 shqiptarë në pranga

08:28, 12/06/2019
A+ Aa A-

Pesë shtetas shqiptarë dhe një grek janë arrestuar nga policia greke, pasi janë të përfshirë në kultivimin e plantacioneve të mëdhaja me kanabis sativa.

Mediat greke raportojnë se plantacioni  me 12 800 fidanë kanabis u zbulua në zonën Dervenohoria.

Fidanët ishin mbjellë në tre zona të largëta, ku policia ka mundur ti zbulojë vetëm me ndërhyrje nga ajri me anë të helikopterëve.

Shqiptarët dhe greku kishin një stil të veçantë të kultivimit të quajtur 'toll'.

Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar edhe disa armë zjarri. Hetimet për këtë rast vazhdojnë, ndërsa priten edhe arrestime të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco