VIDEO/ Vrasja në Vlorë, momenti kur trupi i zyrtarit transportohet në morg

VIDEO/ Vrasja në Vlorë, momenti kur trupi i zyrtarit transportohet në morg

17:24, 11/06/2019

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në fshatin Pet të Komunës Kotë në Vlorë, ky dy vellezër u konfliktuan me njëri-tjetrin duke përdorur më pas me armët e zjarrit.

Mersin Bejtja qëlloi me armë zjarri vëllain e tij për çështje pronësie duke e lënë të plagosur rëndë në krah, ndërkohë që i vrarë nga kjo ngjarje mbeti edhe Argjil Gjoja, kryetar i Njësisë Administrative Kotë, i cili ndërhyri për të shuar konfliktin.

Siç shikohet edhe nga pamjet filmike, Gjoka është transportuar i pajetë në spitalin e Vlorës.

Sipas banorëve të zonës problemet me tokat janë të shumta në këtë zonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco