Lajmi i fundit

10 fakte dhe ‘rastësitë domethënëse’ që provojnë përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’

‘Kur do ta shikoj veten sërish në televizor’, ja kërkesa e çuditshme sot në gjyq e vrasësit të Selenicës

‘Kur do ta shikoj veten sërish në televizor’, ja kërkesa e çuditshme sot në gjyq e vrasësit të Selenicës

17:04, 06/06/2019
A+ Aa A-

Vazhdon të habisë jo pak vrasësi i tetë-fishtë i Selenicës,  Ritvan Zykaj, i cili sot në seancën e radhës ndaj tij ka kërkuar të di kur do të dalë sërish në televizion.

“Kur mund ta shoh veten në televizor?!”- i është drejtuar Ritvan Zykaj trupës gjykuese.

Prokuroria ka kërkuar për Zykajn burgim të përjetshëm, për vrasjen e 10 gushtit të vitit të kaluar, në fshatin Resulaj të Selenicës, ku ekzekutoi 8 persona të familjes së tij.

Vendimi për Zykajn pritet të jepet seancën e radhës, pasi të jenë marrë në shqyrtim deklarimet e të afërmve të tij, që janë dhënë pas masakrës, që konfirmojnë atë si autor të masakrës.

Sipas sistemit TIMS asnjë nga të afërmit e tij nuk ndodhen aktualisht në Shqipëri.

Zykaj është braktisur nga të gjithë madje edhe nga avokatët e caktuar kryesisht, të cilët kanë munguar në sallë.

 I pyetur nga trupi gjykues, Zykaj ka thënë vetëm fjalët “Nëse është e mundur, seanca të zhvillohet”.

Por duke parë mungesën e avokatëve të caktuar kryesisht, Klajdi Meçaj, që ndodhej në Itali dhe Migjen Xhavara, i cili ndodhej në një seancë tjetër gjyqësore dhe referuar faktit se bëhet fjalë për një çështje që nuk mund të zhvillohet pa praninë e tyre, trupi gjykues i përbërë nga Relator Ervin Trashi, Skander Haluci dhe Laurent Fucia, ka vendosur shtyrjen e seancës, duke vendosur zhvillimin e saj për në datë 17 qershor ora 14.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco