Arrestohet shqiptari i tretë i arratisur, vodhi shtëpinë e këngëtarit të njohur grek

Arrestohet shqiptari i tretë i arratisur, vodhi shtëpinë e këngëtarit të njohur grek

16:30, 06/06/2019
A+ Aa A-

Policia greke ka vënë sot në pranga shqiptarin e tretë të arratisur disa ditë më parë nga  Drejtoria e Transferimit të Petros Rallis në Athinë.

Sipas media greke, shqiptari i arrestuar është i moshës 35 vjeç, ndërsa nuk bëhet i ditur emri i tij

Shqiptari mësohet se ishte anëtar i bande grabitësish.

Ky i fundit ka marrë pjesë edhe në vjedhjen e shtëpisë së këngëtarit të njohur grek Lefteris Pantazis

35-vjeçari u arrestua në një rrugë në zonën e “Nea Smyrna”.

Vetëm dy ditë më parë u arrestuan edhe dy pjesëtarë shqiptarë të arrastisur të grupit, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 3 qershorit.

Ndërsa i vetmi që është akoma në liri është një shqiptar me emrin Titi, i cili vuante dënimin për vrasjen kuzhinierëve në vitin 2012.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco