‘Hajd se do flasim kur të dal’/ Ja se si gazetarët u kërcënuan në gjyq nga i riu që inskenoi atentatin

‘Hajd se do flasim kur të dal’/ Ja se si gazetarët u kërcënuan në gjyq nga i riu që inskenoi atentatin

16:19, 06/06/2019
A+ Aa A-

Romario Allaraj dhe Arben Veliko, të cilët u arrestuan për inskenimin e ngjarjes së datës 12 maj në aksin Fier-Vlorë pranë Urës së Mifolit, dolën sot prara gjykatës së rrethit Vlorë për tu njohur me masën e sigurisë.

Gjatë seancës Veliko iu drejtua gazetarëve me fjalë të ashpra duke i kërcënuar ata.

 “Ua tregoj unë kur të dal. Hë se do flasim”, u është drejtuar  ai përfaqësuesve të medias në sallë.

Të rinjtë inskenuan ngjarjen e atentatit ndaj Romario Allaraj me qëllim që ky i fundit të përfitonte azil në një prej vendeve të Bashkimit Evropian

Allaraj dhe Veliko kishin planifikuar gjithçka në detaje. Që nga gjetja e automjetit që do qëllohej me breshëri kallashnikovi deri te  personi i cili do kryente atentatin si dhe vendi ku do realizohej e gjithë skena.

Allaraj denoncoi në polici se i ishte bërë atentat, por në fakt Policia zbuloi se gjithçka ishte inskenuar prej tij.

Gjyqtarja Herila Çela vendosi për të dy këta persona masën e arrestit në burg.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco