VIDEO/ Në kërkim për vënje eksplozivi, arrestohet 42 vjeçari. Emri

VIDEO/ Në kërkim për vënje eksplozivi, arrestohet 42 vjeçari. Emri

12:51, 06/06/2019
A+ Aa A-

Ka rënë në prangat e policisë një 42 vjeçar i akuzuar për vendosje eksplozivi në një automjet në vitin 2017.

42 vjeçari Astrit Sinanaj ka qenë i shpallur në kërkim, pasi në maj të vitit 2017 në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se kanë vendosur eksploziv poshtë një automjeti, si dhe në derën e një diskoje në Elbasan.

Ja njofitmi i policisë

Vlorë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Eksplozivi".

Operacioni nga DVP Vlorë në bashkëpunim me DVP Elbasan.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, si i dyshuar për ngjarje me eksploziv, të ndodhura në vitin 2017 në Elbasan.

Në vijim të punës intensive për kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Policisë së Vlorës në bashkëpunim me Policinë e Elbasanit, bazuar në informacione në rrugë operative, në kuadër të operacionit "Eksplozivi", në rrugën "Janaq Kilica", kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim A. S., 42 vjeç, banues në Tiranë.

42 vjeçari ka qenë i shpallur në kërkim, pasi në maj të vitit 2017 në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se kanë vendosur eksploziv poshtë një automjeti, si dhe në derën e një diskoje në Elbasan.

Ndaj këtij shtetasi, i cili kohët e fundit fshihej në Vlorë, Gjykata e Apelit Durrës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale "Shkatërrim prone me eksploziv" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve".

Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco