Plagosi në aksident babë e bijë, arrestohet 17 vjeçari

Plagosi në aksident babë e bijë, arrestohet 17 vjeçari

09:05, 06/06/2019
A+ Aa A-

Policia e Hasit ka vënë në pranga 17-vjeçarin, i cili dy ditë më parë shkaktoi aksidentin, ku si pasojë tre persona mbetën të plagosur.

Në pranga u vu shtetasi I.L., i cili si pasojë e aksidentit mbeti edhe vetë i plagosur.

"Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip "Golf",  në aksin rrugorë Kukës-Krumë, në vendin e quajtur “Ura e Pekës”,  është përplasur me automjetin tip "Opel", me drejtues shtetasin L.P., 39 vjeç, banues në Krumë. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve shtetasit I.L., L.P., si dhe  pasagjeria shtetësja L.P., 14 vjeçe, (e bija e drejtuesit mjetit tip "Opel", sqaron policia.

Aktualisht të dëmtuarit ndodhen në spitalin Rajonal Kukës, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale " Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco