Në qeli shqiptari më i fortë në Britani, ja pse akuzohet

Në qeli shqiptari më i fortë në Britani, ja pse akuzohet

22:20, 05/06/2019
A+ Aa A-

Në qeli shqiptari më i fortë në Britani, ja pse akuzohet

Dikur njihej si njeriu më i fortë i Britanisë, por tani shqiptari Jimmy Marku, 44 vjeç, duhet të përgjigjet për akuzat për trafikun e shqiptarëve në Britani.

Një bodybuilder, fitoi në vitin 2008 konkursin e “njeriut më të fortë” në Angli

Marku akuzohet se ka bashkëpunuar në trafikun e shqiptarëve me Alex Sefolli, 39 vjeç si dhe vëllain e tij Jetmir Marku, 36 vjeç.

Kontrabanda e emigrantëve bëhej nëpërmjet Kanalit që lidh Britaninë me Evropën nëpërmjet një mjeti lundrues i quajtur katamaran 13 mijë paundësh.

Oficerët e policisë hipën në katamaran, të quajtur Fortunella, në Chichester Marina në maj 2016.

Ata gjetën 17 shqiptarë që u fshehën nën kuvertë, u tha dje në Gjykatën e Isleëorth.

Sefolli, nga Northampton kishte në pronësi një restorant “Tapas” dhe një seri kompanish ndërtimi përpara se të përfshihej në trafik pasi bizneset e tij falimentuan.

Australiani Stephen Jackson, kapiten i mjetit lundrues, ka pranuar akuzat.

Vëllezërit Marku, që jetojnë në Ealing, akuzohen gjithashtu për sigurimin e strehimit për emigrantët e paligjshëm midis 2014 dhe 2017.

Ndërsa Sefoli akuzohet për punësimin e tre emigrantëve të paligjshëm në shtator 2017.

Prokurori Christopher Amis tha se ata ishin ‘pjesë e një komploti të mirëorganizuar për të trafikuar 17 shtetas shqiptarë nga bregu francez në Mbretërinë e Bashkuar me anije në maj 2016.’

Vëllezërit Marku u kapën duke strehuar tre shqiptarë në mënyrë të paligjshme në shtëpinë e tyre në perëndim të Londrës, shkruan “Mail”.

Prokurori shpjegoi se Brit Jimmy Marku, i lindur në Jugosllavi, ka pranuar pjesën e tij në komplot për të kontrabanduar njerëzit në Britani të Madhe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco