‘Refuzojnë të kthehen në  banesa’/ Banorët të tmerruar, si po e përjetojnë termetin që u shembi shtëpitë

‘Refuzojnë të kthehen në banesa’/ Banorët të tmerruar, si po e përjetojnë termetin që u shembi shtëpitë

10:41, 01/06/2019

Tërmeti i sotëm i fuqishëm në zonën e Korçës dhe të Kolonjës ka tronditur pa masë banorët e prekur të këtyre zonave.

Ata janë shprehur tejet të tronditur nga tërmeti me magnitudë 5 ballë që tronditi për disa sekonda qytetin juglindor.

Deri më tani sipas informacioneve, janë tre persona të lënduar nga rënia e murit të një banese.

Banorët shprehen se një tërmet i tillë kaq i fuqishëm është i pazakontë për këtë zonë dhe se nuk ka ndodhur prej vitesh.

Nga frika e lëkundjeve të tjera, ata kanë zgjedhur të vijojnë të qëndrojnë jashtë banesave të tyre pasi ndihen ende të friksuar nga tërmeti.

“Jemi te tmerruar. Lëkundje të tilla nuk janë shënuar prej vitit 1960. Janë plasur muret. Kemi frikë të futemi në banesa.”- thanë banorët për mediat vizive.

Lëkundja më e fuqishme është regjistuar në orën 6.30 minuta, ndërsa është pasur më pas nga 4 lëkundje të tjera disa minuta më vonë po ashtu të fuqishme.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco