FOTO/ Pamje të frikshme, ja çfarë dëmesh shkaktoi tërmeti sot në Korçë

FOTO/ Pamje të frikshme, ja çfarë dëmesh shkaktoi tërmeti sot në Korçë

08:48, 01/06/2019
A+ Aa A-

Një tërmet i fuqishëm ka goditur mëngjesin e sotëm qytetin e Korçës dhe rrethinat e tij duke shkaktuar panik te banorët.

Siç shikohet edhe nga fotot, tërmeti ka qenë aq i frishëm sa ka çarë edhe muret e banesave.

Imazhet janë tronditëse, dhe kanë krijuar panik te banorët të cilët kanë dalë të tmerruar jashtë banesave.

Deri më tani thuhet se tërmeti ka qenë i fuqisë 5.5 ballë dhe thellësi 4 km.

Kanë mjaftuar vetëm disa sekonda për tu krijuar panik.

Deri më tani nuk raportohet për lëndime në njerëz ndërsa dëmet më të madhe materiale janë shkaktuar në rrethina aty ku banesat janë më të amortizuara.

Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 12 kilometra në vijë ajrore midis Korçës dhe Ersekës.  Sipas raportimeve bëhet me dije se kanë qenë 5 lëkundje në total që kanë tronditur banorët, të cilët shprehen se një tërmet i tillë kaq i fuqishëm është i jashtëzakontë për këtë zonë dhe se nuk ka ndodhur prej vitesh.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco