VIDEO SHOKUESE/ Ja si dhunohet barbarisht adoleshenti nga bashkëmoshatarët

VIDEO SHOKUESE/ Ja si dhunohet barbarisht adoleshenti nga bashkëmoshatarët

22:52, 31/05/2019
A+ Aa A-

Policia po punon për identifikimin e disa të rinjve që janë filmuar duke dhunuar barbarisht një bashkëmoshatar të tyre.

Videoja me pamje të rënda iu është shpërndarë 6 komisariateve në Tiranë, pasi dyshohet se ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, por nuk përjashtohet mundësia që të këtë ndodhur në ndonjë qytet tjetër.

Në videon e siguruar nga News24, duket një adoleshent i rrethuar nga një grup djemsh që e godasin njëri pas tjetrit në fytyrë dhe në trup dhe e detyrojnë të thotë fjalë të turpshme.

Nuk është e qartë koha kur ka ndodhur ngjarja, pasi nuk është bërë i mundur as identifikimi i djalit që ka rënë pre e bulizmit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco