Detajet/ Vidhnin makina, si u kapën në flagrancë grabitësit e automjeteve në Tiranë

Detajet/ Vidhnin makina, si u kapën në flagrancë grabitësit e automjeteve në Tiranë

17:16, 31/05/2019
A+ Aa A-

Dy shtetas janë arrestuar ditën e sotme si të përfshirë në vjedhjen e një automjeti në Tiranë, ku më pas tentuan të largoheshin në drejtim të Pukës.

Këta shtetas dyshohen si autorë të vjedhjes së katër automjeteve të tjera, të kryera në muajt e fundit.  

Në cilësinë e provës materiale, policia mundi të bëjë sekuestrimin e automjetit të vjedhur.

Kapja e dy shtetasve u bë pas marrjes në rrugë operative të informacioneve nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 3 Tiranë, se dy shtetas në rrugën “Palok Kurti”, Tiranë, po tentonin të vidhnin një automjet.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë organizuar punën duke finalizuar operacionin policor të koduar "Shëtitësit".

Mbi bazën e informacioneve të marra  nga burime kofidenciale dhe operative se automjeti i vjedhur po  shkonte drejt qytetit të Pukës, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë nr 3 Tiranë në bashkëpunim me sherbimet policore DVP Shkoder, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e shtetasëve:

D. D., 38 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në rrugën “5 Maj”, Tiranë dhe Sh. K., 32 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, të cilët në momentin e ndalimit  qarkullonin me automjetin e vjedhur kamionçinë në pronësi të shtetasit V.M.

Nga veprimet procedurale të kryera, si dhe bazuar në pamjet filmike, dyshohet se shtetasit e arrestuar janë edhe autorë të katër vjedhjeve të kryera më parë në qytetin e Tiranës dhe konkretisht

Më datë 28.05.2018, gjatë natës në rrugën “Don Bosko”, kanë vjedhur mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit B. K.

Më datë 01.12.2018, gjatë natës, në rrugën “Sejdini”, i kanë vjedhur fugonin tip “Benz”, shtetasit E.Ç.

Më datë 06.03.2019, në rrugën “Gjergj Legisi”, kanë vjedhur mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit E.S.

Më datë 21.04.2019, në rrugën “Kadri Roshi”, Tiranë, kanë vjedhur automjetin tip Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit E.M.", njofton policia

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco