Vrasja e Arben Bilalit, ja çfarë i çoi policët tek i arrestuari Gjergj Cukali

Vrasja e Arben Bilalit, ja çfarë i çoi policët tek i arrestuari Gjergj Cukali

12:09, 31/05/2019
A+ Aa A-

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilali. Gjergj Cukali, një emër i njohur për drejtësinë, u zbulua pas një gjurme gishti që u gjet në makinën e braktisur të autorëve, në Mjull-Bathore. Por si ndodhi vrasja e Arben Bilalit dhe rastësia që zbuloi autorët? Gazeta Mapo sjell të plotë dinamikën e asajt dite dhe faktin se një operacion policie për drogën, ka bërë që autorët të frikësohen, duke braktisur automjetin.

Ndjekja e Arben Bilalit

Arben Bilali nuk dilte shpesh nga banesa. Edhe kur lëvizte, miqtë e tij shkonin dhe e merrnin me makinë. Mesditën e 30 janarit Arben Bilali doli me një shokun e tij. Kjo ka bërë që autorët ta ndjekin nga pas. Nga ura e Vasil Shantos deri në Selitë, një makinë Mercedez-Benz ka ndjekur 50-vjeçarin, i cili ishte në vendin e pasagjerit në makinën e mikut të tij. Sapo Arben Bilali ka dalë nga makina pranë banesës së tij, një person (i dyshuari Gjergj Cukali) ka qëlluar me breshëri kallashnikovi. Policia dyshon se atentatorët kanë patur dijeni për lëvizjet e Arben Bilalit.

Largimi nga vendi i ngjarjes

Pasi kanë vrarë Arben Bilalin, autorët janë larguar në drejtim të zonës së Saukut. Në zonë policia ishte duke zhvilluar një operacion anti-drogë, ku u arrestuan 5 persona. Pasi kanë parë praninë e policisë në Sauk, por edhe në disa rrugë të tjera, autorët janë frikësuar dhe kanë devijuar rrugën drejt Mjull-Bathores. Aty, të dy autorët kanë braktisur makinën dhe janë larguar në këmbë, duke mos patur mundësi as ta djegin automjetin.

Pikërisht gjetja e makinës nga policia ka bërë që të gjenden gjurmë të njërit prej autorëve kryesor, Gjergj Cukalit.

Është një gjurmë gishti e cila është zbuluar në derën e makinës Mercedez-Benz, që ka zbuluar se Gjergj Cukali është i dyshuari  kryesor për vrasjen e ish-policit Arben Bilali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco