Fshihej në Vlorë, Interpoli e gjen dhe e arreston në kafe, fierakun e dënuar në Itali

Fshihej në Vlorë, Interpoli e gjen dhe e arreston në kafe, fierakun e dënuar në Itali

10:40, 31/05/2019
A+ Aa A-

Interpoli ka arritur të vërë në pranga 36-vjeçarin fierak R.K, i cili fshihej në Vlorë. Arrestimi i tij u bë në një lokal në lagjen Pavarësia dhe u arrit falë bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e Vlorës.

Ministria e Brendshme njoftoi se “në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, Policia e Vlorës në bashkëpunim me Interpol Tirana, organizuan punën në grup për kapjen e 36 vjeçarit R.K, banues në Fier. Si rezultat, në një lokal të lagjes "Pavarësia" Vlorë, u bë arrestimi i tij.

Gjykata e Breshias në Itali në vitin 2018, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar ndaj R. K.,  për veprën penale "Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim" sipas Kodit Italian,  ku maksimumi i dënimit është deri në 20 vite burgim.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco