Kush është Gjergj Cukali, nga pengmarrjet, gjobat, trafik kokaine e deri te vrasjet

Kush është Gjergj Cukali, nga pengmarrjet, gjobat, trafik kokaine e deri te vrasjet

09:27, 31/05/2019

I arrestuari i sotëm, Gjergj Cukali, i akuzuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilali gjatë një atentati në Selitë përball shtëpisë së tij, është një nga emrat të njohur të krimit në Tiranë në këto 20 vitet e fundit. Ai njihet si një nga “të fortët” dhe protagonistët e bandës famëkeqe të rrugës “Myslym Shyri”, në Tiranë.

Edhe pse si i dyshuar për shumë aktivitetet të rënda kriminale si gjob-vënie, trafik droge dhe pjesëmarrës në ngjarje me vrasje, Cukali, i kishte shpëtuar drejtësisë shumë herë. Vetëm në 24 nëntor të vitit 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi atë pas akuzës për heqje të paligjshme të lirisë, pengmarrje, ndaj shtetasit Fajton Demirlika, ngjarje e ndodhur në vitin 2004.

Dënimi i dhënë ndaj Cukalit ishte dhjetë vjet burg, ndërkohë fajtorë u deklaruan edhe pesë persona të tjerë të pandehur në lidhje me ngjarjen e pengmarrjes së ndodhur në rrugën “Myslym Shyri”. Kjo ishte një nga ngjarjet më të bujshme dhe më publike, për të cilën Gjergji Cukali u akuzua, se kishte vënë një gjobë prej 100 mijë euro.

Por edhe kur duhej të ishte në qeli, Cukali pasi kishte marrë leje nga burgu, pasi vuante dënimin për pengmarrjen e vitit 2004 të Fatjon Demirlikës, u kap duke lëvizur me një mjet luksoz, që rezultonte i trafikuar. Policia e Tiranës tha se oficerët e Antitrafikëve sekuestruan automjetin “Porsche Cayenne”, me targa 5482­KS­675.

Ky automjeti u bllokua në rrugën “Myslym Shyri”, në Tiranë sepse rezultonte i vjedhur jashtë Shqipërisë. Në momentin e bllokimit mjeti drejtohej nga shtetasi Gjergj Cukali, i dënuar me 10 vjet heqje lirie.

Pasi mbaroi dënimin për pengmarrjen e Demirlikës, i ndihmuar edhe nga amnistia që i fali një vit burg dhe lojëra të tjera me drejtësinë, Cukali u rikthye sërish në aktivitetin e tij kriminal.

Në 2011 u ndalua për një tentativë vrasje, por u la i lirë pasi ngjarjen e mori përsipër shoku i tij. Ndërsa po gjatë këtij viti, ai u ndalua për dy ngjarje të tjera, fillimisht për kanosjen e një polici privat e më pas për armëmbajtje pa leje. Ai u arrestua sërish më 20 gusht 2012, nga Komisariati i Policisë nr. 2 Tiranë në flagrancë pasi, gjatë një kontrolli u kap nga patrulla e Policisë me një armë zjarri pistoletë pa leje dhe me një krehër me 17 fishekë. Ndërkohë në korrik të vitit 2016, policia finalizoi nje aksion pas hetimeve te prokurorisë për grupin e Gjergj Cukalit.

Gjatë hetimit për personat shpërndarës të drogës së llojit kokainë, u konstatua se furnitori i tyre kryesor, ishte pikërisht Gjergj Cukali. Rrejti që furnizonte Cukali me kokainë vepronte me klientë V.I.P dhe mbulonte lokalet dhe zonën e Blokut kryesisht.

Gjergj Cukali mori “statusin” i forti i “Myslum Shyrit”, pas pengmarrjes së Fatjon Demirlikës, në bashkëpunim me 5 persona të tjerë më 17 korrik të vitit 2004. Pengu Fatjon Demirlika kishte vetëm dy javë që ishte kthyer nga Gjermania, ku edhe ishte njohur me Cukalin dhe miqtë e tij. Vetëm 300 metra larg Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Cukali me shokë pasi e morën penng i kërkuaan të atit të Demirlikës 100 mijë euro, në këmbim të jetës së tij.

Grupi që më vonë do të njihej me emrin “Cukali”, përbëhej nga 6 persona dhe drejtohej nga Gjergj Cukali. Të dënuarit për ngjarjen ishin, Gjergj Cukali, me 10 vjet burg, Durim Gurzi, 16 vjet e 8 muaj, Florian Metalla, 9 vjet, Ledio Lito, 8 vjet, Eduart Kuka, 8 vjet dhe Ilir Kodumi, po me 8 vjet burg. Cukali njehet gjithashtu edhe si nja nga miqtë e Emiliano Shullazit, i cili po gjykohet në gjykatën e Krimeve të Rënda.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Niku31/05/2019 09:39

Po pseudonimin e "Cjapi" pse nuk ja thoni

Shto koment

Denonco