Po kalonte rrugën, benzi përplas të moshuarën

Po kalonte rrugën, benzi përplas të moshuarën

09:12, 27/05/2019
A+ Aa A-

Një grua është plagosur nga një aksident që është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kodër Kamëz.

Një makinë tip 'Benz' që ka përplasur gruan e moshuar që ishte duke kaluar rrugën në momentin që është goditur.

Drejtuesi i makinës ka ndaluar duke i dhënë ndihmën  e parë së bashku me persona të tjerë që ishin duke kaluar në rrugë duke e dërguar në spital.

Report Tv raporton se e plagosura nga përplasja ka thyer këmbën, ndërsa po merr ndihmën e parë në spital.

Policia ka nisur hetimet për aksidentin duke marrë në pyetje drejtuesin e mjetit tip 'Benz' që aksidentoi gruan e moshuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco