Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

Shënjestra e atentatit në Vlorë, vrasësi i avokatit në Greqi/ EMRI Eno Mata, i plagosuri

Shënjestra e atentatit në Vlorë, vrasësi i avokatit në Greqi/ EMRI

07:23, 27/05/2019
A+ Aa A-

Nga burime policore mësohet se shënjestra e atentatit që iu bë dy të rinjve në Poro të Vlorë është i plagosuri rëndë, Eno Mata. Mata ka vrarë në Greqi, avokatin Mihalesi Zafeiropoulos, gjatë grabitjes me armë të një argjendarie në rrugën “Zografou” në Athinë. Mata ndodhet tani i shtruar në spital në Tiranë në gjendje të rëndë, kurse shoku me të cilin po udhëtonte, Sotiraq Mëhilli, vdiq nga plagët.

Policia njoftoi se:

Më datë 27.05.2019, rreth orës 01:10, në fshatin Poro (rrugë) në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë në drejtim të shtetasve E.M dhe S.M të cilët po udhëtonin me motorr.

Si pasojë të dy shtetasit janë plagosur, ku rrugës për në spital ka ndërruar jetë 22 vjeçari S.M, ndërsa shtetasi E.M, 32 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Forca të shumta të Policisë Vlorë dhe FNSH-së po krehin zonën, ku në fshatin Bishan është konstatuar duke u djegur një automjet tip Mercedes Benz, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autori/rët.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Ne foto: Eno Mata i plagosuri i pari dhe i Sotiraq Mehilli, i vdekur, ne foton e dyte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco