Grabiten bagëti dhe automjete në Roskovec, asnjë reagim nga policia

Grabiten bagëti dhe automjete në Roskovec, asnjë reagim nga policia

22:03, 26/05/2019
A+ Aa A-

Grabitjet e bagëtive dhe jo vetëm janë kthyer në makth për banorët e rrethit Fier. Fshati Suk 1, në njësinë administrative Strum, Bashkia Roskovec, është bërë objekt sulmi nga grabitësit.

Vetëm në një natë janë grabitur disa bagëti dhe dy automjete.

Grabitjet janë denoncuar në polici nga banorët, por forcat e rendit jo vetëm që nuk i kanë zbardhur, por i kanë fshehur si ngjarje.

Grabitja e fundit ka ndodhur ditën e djeshme në banesat e shtetasve Tomorr Agaçi dhe Fatmir Metushi.

Këto nuk janë rastet e vetme të grabitjes së bagëtive në rrethin e Fierit. Disa ditë më parë banorët në Bishan dhe Poro të Fierit kanë denoncuar për grabitjet e ndodhura në këto fshatra.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco