VIDEO/ Humbi jetën në aksidentin e rëndë, i jepet lamtumira e fundit ish-policit

VIDEO/ Humbi jetën në aksidentin e rëndë, i jepet lamtumira e fundit ish-policit

21:55, 26/05/2019
A+ Aa A-

Sot i është dhënë lamtumira ish-punonjësit të Policisë së Shtetit, N/komisar Ervin Dervina, i cili u nda nga jeta gjatë një aksidenti rrugor në Rumani së bashku me bashkëshorten e tij.

Në një njoftim në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, i është dhënë lamtumira e fundit Dervinës, i cili prej 11 vitesh kryente detyrën si Oficer Ndërlidhës i Policisë së Shtetit, pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Elbasan

Ceremonia e lamtumirës së ish-punonjësit të Policisë së Shtetit, N/komisar Ervin Dervina, i cili u nda nga jeta gjatë një aksidenti rrugor në Rumani, ku prej 11 vitesh me dinjitet, profesionalizëm e ndershmëri kryente detyrën si Oficer Ndërlidhës i Policisë së Shtetit, pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC).

I përjetshëm kujtimi i tij

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco