Goditen 54-vjeçarin në Lushnje, arrestohet njëri nga vëllezërit

Goditen 54-vjeçarin në Lushnje, arrestohet njëri nga vëllezërit

12:40, 26/05/2019
A+ Aa A-

Policia e Lushnjes ka arrestuar në flagrancë shtetasin E.T, 21 vjeç, banues në Lushnje si dhe ka filluar procedimi penal për vëllain e tij, shtetasin F.T, 19 vjeç.

Të dy vëllezërit janë konfliktuar me shtetasin L.Z, 54 vjeç, ku gjatë këtij konflikti shtetasi E.T duke u nisur nga motive të dobëta ka qëllur shtetasin L.Z me një dorezë metalike e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi L.Z ka marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Lushnjes dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën .

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhim, mbajtja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco