VIDEO/ 1.1 tonë kanabis drejt Greqisë, arrestohet i dënuari. Emri

VIDEO/ 1.1 tonë kanabis drejt Greqisë, arrestohet i dënuari. Emri

10:32, 26/05/2019
A+ Aa A-

I dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike në drejtim të Greqisë është arrestuar nga policia e shtetit.

Ai është Qamil Muçaj nga Mallakastra dhe është dënuar për transportin në shkurt 2017 të 1.1 tonëve kanabis në drejtim të Greqisë

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Mallakastër

Vijon zbatimi i planit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet një shtetas për "Trafikim të lëndëve narkotike" i dënuar me 7 vite e 4 muaj burg.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, si rezultat i një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

Q.M, 46 vjeç, banues në Mallakastër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë me Vendimin e datës 21.05.2018, e ka dënur me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale "Trafikim të lëndëve narkotike".

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco