Organizonin festa të nxehta/ Arrestohet ‘Mbretëresha e kokainës’, e fejuara e ‘skifterit’ shqiptar

Organizonin festa të nxehta/ Arrestohet ‘Mbretëresha e kokainës’, e fejuara e ‘skifterit’ shqiptar

17:40, 25/05/2019
A+ Aa A-

Policia italiane e Astit ka arrestuar katër femra, të cilësuara si ‘mbretëreshat e kokainës’, midis tyre edhe të fejuarën marokene të një shqiptari që njihet si një nga skifterët më të famshëm të grabitjeve.

Gjithçka u zbulua pas përgjimeve intensive, ku pronari i një firmë kishte vendosur të argëtonte paksa punonjësit e tij me kokainë dhe “kukulla” sepse sipas tij “djemtë më kishin kërkuar pak argëtim dhe unë nuk doja të bëja figurë m*ti”.

Në këtë operacion të Policsë në Nor di Asti, midis të arrestuarve pati edhe shqiptarë.

Pronari i firmës u kap pasi kishte folur në telefon me shitësin e drogës.

Të dy njiheshin, sepse nëse do të blije drogë në atë grup, duket të njiheshe nga dikush në grup ose të ishe prezantuar me njërin nga 15 të arrestuarit.

Ndryshe nuk ishte e lehtë të merrje furnizim prej tyre.

“Kukullat” duket se ishin gra, nëna, disa beqare, që nxirrnin para nga kokaina, bashkë me të tjerë si shqiptarë, marokenë, një nigerian që kërkonte azil, tani në arrest shtëpie ose në qendër pritjeje në Dusino.

Gratë në Torino dhe burrat akoma në Quarto.

Ishin gratë që menaxhonin shitjen, sipas hetimit, roli i tyre ishte mbizotërues. Nga katër mbretëresha të drogës, siç mori emrin edhe operacioni, lidere ishte Jeddar Ouarda, e njohur si Françeska, një marokene 36 vjeçe. “Françeska” jetonte me fëmijët e saj dhe të fejuarin shqiptar, Federico Nikaj, 23 vjeç, i arrestuar edhe ai. Nikaj njihej mirë nga karabinierët për vjedhje në seri në garazhet në Piemonte.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco