Vendosën në gjumë policët roje, si u largua nga spitali autori i plagosjes së menaxherit të VIP-ave

Vendosën në gjumë policët roje, si u largua nga spitali autori i plagosjes së menaxherit të VIP-ave

23:18, 24/05/2019
A+ Aa A-

Një person që ishte në në masën e arrestit me paraburgim arriti tia mbathë sot Qëndra Spitalore Universitare e Kosovës në Prishtinë, edhe pse te dera kishte disa gardianë që e mbanin në survejim.

Të gjjiha dyshimet e arrastisjes së A. Krasniqit i cili akuzohet për plagosjen disa ditë më parë të menaxherit të Vipave Met Elshani, lidhen me mundësinë e vënies në gjumë të gardianëve, të cilëve u është shërbyer pije.

Deri më tani nga hetimet është mësuar se dy gardianëve është shërbyer kafe nga një person gjatë mbrëmjes, i cili ka sjellë kafe për pacientët brenda dhomës ku po qëndronte i paraburgosuri por dhe për policët që po bënin roje.

Kafe kjo që më pas i ka vënë në gjumë të gjithë ata që e kanë konsumuar.

Ndërkohë që  gjatë kësaj kohe, i paraburgosuri është arratisur.

Personi me iniciale A.K.  i cili dyshohet që tentoi ta vras personin, Met Elshani është arratisur nga klinika e Ortopedisë në QKUK, në orët e para të mëngjesit të ditës së premte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco