Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

VIDEO/ Operacioni i shpëtimit, ja si u nxorr nga lumi shoferi 30-vjeçar

VIDEO/ Operacioni i shpëtimit, ja si u nxorr nga lumi shoferi 30-vjeçar

21:39, 24/05/2019
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e shpëtimit të 30 vjeçarit që u aksidentua pasditen e sotme në aksin rrugor Librazh-Elbasan.

Ai drejtonte një furgon mallrash kur doli nga rruga dhe ra në lumin Shkumbin.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, bashkë me policinë edhe banorët e zonës u angazhuan për shpëtimin e tij.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në dalje të qytetit të Librazhdit, një automjet furgon mallrash me drejtues shtetasin K.M., 30 vjeç, banues në Elbasan, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Shkumbin.

Me marrjen e njoftimit , forcat policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Nga forcat Shqiponja, punonjësit e policisë të qarkullimit rrugor të DVP Elbasan, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikës, komunitetin dhe mjekët e urgjencës u bë e mundur nxjerrja nga lumit e drejtuesit të mjetit, i cili u transportua menjëherë për në Spitalin e Librazhdit, ku pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore , drejtuesit të mjetit i është bërë testi i alkoolit ku ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.73 mg/l
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijojnë veprimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit, ndërkohe që drejtuesi i mjetit do arrestohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco