Plagosje me armë zjarri, ja dyshimet e para të policisë

Plagosje me armë zjarri, ja dyshimet e para të policisë

20:45, 24/05/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Fermë-Partizani në Berat.

Një shtetas 43 vjeçar i identifikuar nga Policia me inicialet E.P ka plagosur me armë zjarri shtetasin me inicialet D.B, 32 vjeç.

Ngjarja sipas Policisë ka ndodhur në orën 16.45, ky dyshohet për motive të dobëta.  

Menjëherë pas ngjarjes, 32-vjeçar është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Berat ku thuhet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftim i Policisë

“Informacion paraprak Sot rreth orës 16:45 në fshatin Fermë Partizani, Kuçovë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.P, 43 vjeç, banues në Kuçovë, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin D.B, 32 vjeç. Shtetasi D.B, mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco