Arrestohet i riu, kishte mbjellë 100 kubikë kanabis pranë një përroi

Arrestohet i riu, kishte mbjellë 100 kubikë kanabis pranë një përroi

19:52, 24/05/2019
A+ Aa A-

Një 26 vjeçar është arrestuar nga Policia pasi u kap me 100 kubik kanabis në Gjirokastër.

R.R, 26 vjeç, nga fshati Picar, kishte kultivuar fara kanabisi si edhe disa fidanë në kubikë.

Sipas policisë personi u kap në flagrancë në vendin e quajtur ‘Përroi i Verës’

Njoftimi i policisë: Gjirokastër

Nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi:

R.R., 26 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër.

Nga informacionet e marra në rrugë policore se në vendin e quajtur “Përroi i Verës”, në afërsi të fshatit Picar po tentohen te kultivoheshin kubikë me fara Cannabis Sattiva, shërbimet e Komisariatit Gjirokastër ushtruan kontroll në këtë vend.

Si rezultat i kontrollit shtetasi i mësipërm u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë.

U gjetën rreth 100 kubikë në të cilat ishin kultivuar fara Cannabis Sattiva si dhe disa fidane.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco