Ekzekutoi tre persona për një shuplakë, ja dënimi që kërkon Prokuroria për vrasësin e Matit

Ekzekutoi tre persona për një shuplakë, ja dënimi që kërkon Prokuroria për vrasësin e Matit

19:46, 24/05/2019
A+ Aa A-

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burg përjetë për vrasësin e trefishtë të Matit, Kujtim Koxha i cili në tetorin e vitit të shkuar vrau tre persona midis të cilëve edhe dy punonjës të bashkisë Burrel si edhe bashkëfshatarin e tyre.

Seanca e radhës do të mbahet më 3 qershor, kur pritet që gjykata të marrë një vendim.

Në këtë ngjarje humbën jetën shtetasit Mentor Hoxha 35 vjeç, Erzen Aliaj 49 vjeç si dhe Hamit Buci 38 vjeç, ky i fundit banor i fshatit Shëlli.

Autori kishte pirë raki me një nga viktimat, Hamit Buçin, ndërsa babai i një prej viktimave (Mentor Hoxhës) i kishte lënë porosi pronarit të lokalit që ta qeraste Koxhën me një dopio raki nga ana e tij.

Por një gjatë një debat me punonjësit e bashkisë për një rrugë, shoferi i kamionçinës Erzen Aliaj ka debatuar jashtë lokalit me Kujtim Koxhën dhe e ka qëlluar me shuplakë.

Kjo bëri që autori Kujtim Koxha të shkonte në shtëpi, të mirrte armën dhe të qëllonte mbi punonjësit e bashkisë në momentin që këta të fundit po konsumonin drekën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco