Vrasësi misterioz i flet gjermanes në shqip: 'Shtrihu përtokë dhe kthe kokën matanë' dhe i qëllon burrin Policia në vendin e ngjarjes

Vrasësi misterioz i flet gjermanes në shqip: 'Shtrihu përtokë dhe kthe kokën matanë' dhe i qëllon burrin

08:10, 24/05/2019
A+ Aa A-

Një krim misterioz ndodhi natën në një park në rrugën Schoneberger në Hamburg Rahlstedt. Në orën 23:37, pranë qëndrës komunitare “Haus am See”, një burrë 37 vjeç me mikeshën i tij, ndeshën një të huaj.

Ky i huaj i foli burrit në gjuhën shqipe dhe pastaj iu drejtua femrës: ”Shtrihu me fytyrën përtokë dhe ktheje kokën në anën tjetër!”

Pastaj një krismë!

E shtëna e goditi në shpatull 37-vjeçarin, por pa i rrezikuar jetën. Agresori u zhduk, kurse viktima u dërgua në spital. Menjëherë në vendin e ngajrjes erdhi Policia. Kërkimet për këtë vrasës deri tani nuk kanë pasur sukses. Policia gjermane ka kërkuar ndihmë për identifikimin e tij./SYRI.NET



 

 

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    miri25/05/2019 00:23

    Nga e kuptuoi çifti gjerman qe i foli shqip ky personi, apo rastesisht dinin shqip ata? Apo ju tregoi vet ai se jam shqipetar e me pas i foli gjermanisht se cduhet te benin? Se mund te jene dhe te huaj te tjere per ti prishur imashin shqiperise neper bote qellimisht!

    Shto koment

    Denonco