EMRAT/ Grabisnin vila dhe bizhuteri, ja kush janë shqiptarët e arrestuar me 2 milion euro të fshehura

EMRAT/ Grabisnin vila dhe bizhuteri, ja kush janë shqiptarët e arrestuar me 2 milion euro të fshehura

20:57, 23/05/2019
A+ Aa A-

Policia italiane ka zbuluar 1.3 kilogramë stoli dhe sende të çmuara që ishin grabitur dhe fshehur nga një bandë shqiptare në një shtëpi të braktisur.

Banda ishte specializuar për vjedhjen e vilave dhe shtëpive, aktivitet të cilin e kryente në në zonën e Pordenones.

Gjatë bastisjes policia gjeti edhe një kasafortë me municione brenda.

Sipas medias italiane grupi ka kryer 66 vjedhje të rënda në periudhën nëntor 2018-shkurt 2019, ku ka grabitur bizhuteri, para, armë zjarri si dhe sende të tjera me vlerë.

Grupi përdoret vende të fshehta për të fshehur sendet e grabitura

Një prej tyre ishte një zonë e pyllëzuar pranë lumit në Conegliano. Aty, grupi kishte varrosur xhevahiret dhe një pistoletë Smith & Ëesson.

Në prangat e policisë kanë rënë shqiptarët: Darjel Prushi, 27 vjeç nga Kruja, me precedentë, me vendbanim në Conegliano, Edmod Ethemaj, i njohur si “Mondi”, 35 vjeç nga Peqini dhe banues në Conegliano, dhe Nikoll “Niku” Dobrozi, 27 vjeç, nga Mamurrasi, pa një vendbanim fiks në Itali.

Policia po ashtu ka gjetur edhe 2 milion euro që ishin siguaruar nga shitja e sendeve të çmuara.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco