Dokumentimi i veprave penale, Prokuroria e SHÇBA firmosin marrëveshje

Dokumentimi i veprave penale, Prokuroria e SHÇBA firmosin marrëveshje

12:57, 23/05/2019
A+ Aa A-

Me qëllim rritjen e cilësisë së hetimit si edhe për të parandaluar e dokumentuar veprat penale, Prokuroria e Tiranës dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi. Memorandumi është nënshkruan nga drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj si edhe drejtori i përgjithshëm i SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku.

Marrëveshja nënshkruhet pak ditë nga nisja e fushatës zgjedhore për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, ku një nga pikat e bashkëpunimit dhe hetimit mes dy institucioneve janë edhe shkeljet gjatë procesit zgjedhor.

Përmes këtij memorandumi, synohet rritja e efikasitetit dhe bashkërendimi i punës ndërmjet institucioneve, realizimi i komunikimit dhe shkëmbimit të të dhënave, përmes krijimit të një Task Force me pjesëmarrës përfaqësues të të dy institucioneve me qëllim forcimin e veprimve të përbashkëta hetimore për cështjet që lidhen me korrupsionin e zyrtarëve, veprimet në procesin zgjedhor, veprimet arbitrare për tejkalim të kompetencave të policisë së shtetit gjatë ushtrimit të detyrës, koordinim për analiza të përbashkëta për nisjen e hetimeve etj.

Prokuroria dhe SHÇBA angazhohen të bashkëpunojnë në kryerjen e hetimeve të përbashkëta apo shkëmbimit të informacionit.

Ja njoftimi i plotë

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TIRANË

NJOFTIM PËR MEDIA

 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), nënshkruansot me datë 23.05.2019, Memorandum Bashkëpunimi.

Ky memorandum ka si synim rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet institucioneve të ngarkuara me ligj për të realizuar detyrat përkatëse, si më poshtë:

Hetimet  për  implikime të subjekteve  të SHÇBA-së në rastet e kultivimit, trafikimit  të  lëndeve narkotike,
Mbikqyrja dhe monitorimi i subjekteve policore në respektimin e ligjit në fuqi para, gjatë dhe pas fushatës zgjedhore, Qershor 2019.
Mbikqyrja dhe monitorimi i subjekteve të SHÇBA-së, për zbatimin e ligjit në fuqi,  kryesisht të masave të ruajtjes se rendit dhe sigurise publike, në aktivitete të ndryshme social kulturore dhe tubimet.
Hetimeve për aktet korruptive, shpërdorimit të detyrës, favorizime të subjekteve të shërbimit  për lejimin e ndërtimeve  pa leje, kryerjen e lojrave të fatit, etj.
Hetimet në lidhje me aktet korruptive në realizimin e prokurimeve publike nga ana e subjekteve të SHÇBA-së.
Hetimet në lidhje me respektimin dhe garantimin e të drejtave dhe lirive personale të njeriut, gjatë ushtrimit të detyres nga subjektet e SHÇBA-së.
Si dhe çdo fushë tjetër, ku implikohen subjektet e SHÇBA-së në  përmbushjen e rregullt të detyrës nga ana tyre.

Memorandumi u nënshkrua nga Drejtuesja e Prokurorisëpranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, Znj. Elizabeta Imeraj dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHÇBA-së, Z. Muhamet Rrumbullaku, në praninë e zyrtarëve të SHÇBA-së dhe prokurorë tëProkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë.

Domosdoshmëria e këtij memorandumi lindi pas problematikave të evidentuara në këtë periudhë kohore si dhe numrin në ulje të  hetimeve proaktive dhe të referimeve të proçedimeve penale.

Në këtë Memorandum është rënë dakord ngritja e një Task-Force të përbashkët, me qëllim forcimin e veprimeve të përbashkëta hetimore për çështjet që lidhen me korrupsionin e zyrtarëve, lëndët narkotike, veprat penale në proçesin zgjedhor, veprimet arbitrare dhe tejkalimin e kompetencave të policise së shtetit gjatë ushtrimit të detyrës.

Tiranë me 23.05.2019

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco