Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Vdekja në aksident e oficerit shqiptar dhe gruas së tij, mediat rumune tregojnë për përplasjen tragjike

Vdekja në aksident e oficerit shqiptar dhe gruas së tij, mediat rumune tregojnë për përplasjen tragjike

11:09, 23/05/2019
A+ Aa A-

Mediat rumune kanë publikuar detaje të reja mbi aksidentin e rëndë në Rumani që i mori jetën Ervin Dervinës, Oficerit të Kontaktit të Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC)dhe bashkëshortes së tij rumune. Po ashtu, katër persona të tjerë u plagosën.

“Një makinë e Ambasadës së Shqipërisë në Rumani është përfshirë në një aksident serioz rrugor në qarkun e Mires. Dy makina dhe një TIR i ngarkuar u përplasën në rrugën midi Suseni dhe Brancoveneseti. Policia beson se aksidenti ka ndodhur për shkak të mungesës së përparësisë. Pas përplasjes, TIR u përmbys dhe të dy makinat dolën jashtë rruge. Dy vetë në makinën e Ambasadës shqiptare vdiqën dhe katër të tjerë u plagosën.

Një helikpetr u kërkua të transportojë viktimat. Trafiku u bllokua për disa orë,” shkruan njera për mediave rumune.

Një tjetër portal rumun njoftoi se “dy vetë, shtetas shqipatrë, në një makinë diplomatike, kanë humbur jetësh, - shkruajtën mediat vendase. – Kontaktuam Ambasadën Shqiptare në Rumani. Përfaqësuesit e institucionit u treguan të rezervua dhe nuk e konfirmuar identitetin e viktimave të aksidentit. Ata thanë se ky ishte një moment i papërshtatshëm dhe i trishtuar.

Megjithatë, viktimat janë të rangut të lartë. Ambasada Shqiptare në Rumani pritet të japë një njoftim për shtyp pasi të njoftojë familjen,” njoftuan mediat rumune, duke publikuar edhe fotot nga vendi i aksidentit.

Burime të tjera bëjnë të ditur se Dervina me bashkëshorten rumune kishin festuan ditëlindjen e kësaj të fundit dhe po ktheheshin nga një drekë në një fshat turistik. Ervin Dervina ishte me origjinë nga qyteti i Elbasanit, djali i dy mësuesve të nderuar. /ar.sh/SYRI.NET

     

      

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Goni23/05/2019 12:38

    Djale flori nga nje familje e nderuar u prefsh ne paqe Vini.

    Shto koment

    Denonco