Masakra e Peshkëpisë, pas Fredi Bejlerit do pyeten edhe 8 persona të tjerë

Masakra e Peshkëpisë, pas Fredi Bejlerit do pyeten edhe 8 persona të tjerë

10:36, 23/05/2019
A+ Aa A-

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thirrur për të marrë në pyetje edhe 8 persona të tjerë në lidhje me Masakrën e Peshkëpisë.

Prokuroria po merr në pyetje Millaq Koroveshin.

Të mërkurën, Prokuroria mori në pyetje Fredi Bejlerin, njërin nga personat i cili dyshohet se ka marrë pjesë masakrën e Peshkëpisë.

Më 10 prill 1994 një skuadër paraushtarake greke e njohur si “Fronti Për Çlirim e Vorio Epirit”- MAVI, e përbërë nga 7 persona, hyri në territorin shqiptar dhe shkaktoi atë njihet si masakra e Peshkëpisë.

Nga sulmi mbetën viktima ushtari Arsen Gjini dhe komandanti i repartit, kapiten i Parë Fatmir Shehu, ndërsa katër të tjerë mbetën të plagosur. 

Hetimet për masakrën e Peshkëpisë drejtohen nga prokurori, Eugen Beci.

Vendimi  per rihapjen e hetimeve është bërë nga prokurori Eugen Beci për të “zhvarrosur” me 19 shkurt 2019.   Kjo çështje është regjistruar për akuzën e “Veprime për qëllime terroriste” me pasojë vrasjen e dy ushtarakëve dhe plagosjen e katër të tjerëve.  

Ja si ndodhi maskara

Dy ushtarakët e vrarë dhe ushtarët e tjerë të plagosur, janë qëlluar nga komandoja qe erdhi nga territori grek. Autorët e masakrës kanë qëlluar plot nëntë herë me fishekë të armëve të gjahut të kalibrit te madh. Sipas burimeve të prokurorisë ato janë qitur nga tre armë të tipit “Shogun”, kalibër 12 mm.  Mësohet se në total janë 20 persona që pritet të meren në pyetje nga prokuroria dhe oficerët e antiterrorit. 

Në vazhdën e veprimeve hetimore me urdhër të prokurorisë mësohet të jenë sekuestruar dhe kopje të disa dokumentarëve televizivë të kryer nga mediat shqiptare gjatë viteve të fundit. 

Gjithashtu është kërkuar që nëpërmjet vendimit balistik krahasues të bëhet krahasimi i gëzhojave të armëve të gjahut të fiksuara në procesverbalin e këqyrjes së datës 10.04.1994 me të dhënat e administruara në Policinë Shkencore.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco