FOTO/ Policia e Kosovës kërkon ndihmë: Na ndihmoni ta gjejmë Hetemin!

FOTO/ Policia e Kosovës kërkon ndihmë: Na ndihmoni ta gjejmë Hetemin!

10:15, 23/05/2019
A+ Aa A-

Policia e Kosovës ka përsëritur edhe sot thirrjen për qytetarët që të ndihmojnë gjendjen e personit të zhdukur, Hetem Dedaj,

"Ju njoftojmë se më datë 16.05.2019, në polici është raportuar për një person të zhdukur, njofton Policia në Fb. - Që nga kjo datë deri më tani, nuk ka asnjë rezultat për zbardhjen e rastit, prandaj kërkojmë edhe ndihmën e qytetarëve. Bëhet fjalë për Hetem Dedaj, i lindur në vitin 1975, banues në rrugën 19 Qershori në Podujevë.

Në lidhje me këtë person, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë policinë në linjën emergjente 192."

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco