Të dënuar për drogë, armë dhe mashtrim, ndalohen tre persona në Shkodër. Emrat

Të dënuar për drogë, armë dhe mashtrim, ndalohen tre persona në Shkodër. Emrat

11:35, 22/05/2019
A+ Aa A-

Janë ndaluar nga policia në Shkodër dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ata kishin marë masa dënimi për armëmbajtje pa leje dhe për prodhim të lëndëve narklotike. Eshtë ndaluar gjithashtu edhe nje shtetas nga Kosova.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Shkodër

Vijon zbatimi i planit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapen dy shtetas të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Kapet dhe ndalohet edhe një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin drejt Kosovës

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, si rezultat i një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, u kapën dhe u ndaluan dy shtetas të shpallur në kërkim:

Pellumb Shpati, 50 vjeç, banues në fshatin Mgulle, Shkodër

Gjin Lushi., 63 vjeç, banues në fshatin Xhan, Shkodër

Kapja dhe ndalimi i shtetasit P. Sh., u bë pasi më datë 24.09.2018, Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar me 5 vite e 4 muaj burg për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arme?ve, arme?ve shpe?rthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotike?ve” e “Kultivimi i bime?ve narkotike” parashikuar nga nenet 278/3, 283/2 e 284/2 të Kodit Penal

Kapja dhe ndalimi i shtetasit Gj. L., u bë pasi, më datë 24.09.2018, Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar me 5 vite burg për veprat penale “Shpe?rdorimi i detyre?s”, “Prodhimi dhe shitja e narkotike?ve” dhe “Kultivimi i bime?ve narkotike", parashikuar nga nenet 278/3, 283/2 e 284/2 të Kodit Penal.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu pas një pune të mirëorganizuar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Flamur Maliqi 43 vjeç, banues në Gjilan Kosovë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Themeltare e Gjilanit, më datë 16.05.2019, ka lëshuar urdhër arresti për kundravajtjen penale "Lajmërim apo kallëzim i rremë’’, parashikuar nga neni 390/1 i Kodit Penal të Kosovës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco