Shqipëria e Ramës në terrorin e maskave, fshatarët në Fier fillojnë rojen natën me çifte

Shqipëria e Ramës në terrorin e maskave, fshatarët në Fier fillojnë rojen natën me çifte

17:06, 21/05/2019
A+ Aa A-

Siguria e shqiptarëve është kthyer në ditët e saj më të errëta. Njerëzit kanë filluar të ndihen të pasigurtë në banesat e tyre, ndërsa grabitësit kanë shtuar sulmet ndaj banesave.

Në histori e tillë vjen nga katër fshatra në Levan të Fierit, ku banorët prej tri javësh kanë filluar të bëjnë roje natën për shkak të grabitësve.

"Mbi dy tre javë bëjmë roje natën. Jemi tmerruar ne por dhe fëmijët"

Në harkun e pak ditëve janë shënuar disa raste vjedhjesh. Në shenjestër janë vënë bagëtitë.

"Vjedhin viça, dhenë, lopë. Ne nuk kemi pasur vjedhje por tani kanë nisur radhë'

Sipas banorëve ka një valë grabitjesh këto kohë, ku qëndron një grup deri në 6 personash që lëvizin të maskuar dhe të armatosur.

Banorët e Bishanit, Poros, Pishës e Martinës thonë se janë organizuar për të mbrojtur shtëpitë dhe bagëtinë

"Rrimë çdo natë bashkë dhe i kemi nxjerrë nga fshati. Kemi shkrepur dhe ndonjë çifte kush ka pasur.  Shteti ose të vijë të vendosë postblloqe ose do i vrasim"

Banorët thonë se kanë denoncuar grabitjet në polici, por veç disa shoqërimeve, asnjë person nuk është vënë në pranga.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco