KLP cakton drejtues të rinj të Prokurorive

KLP cakton drejtues të rinj të Prokurorive

14:05, 21/05/2019
A+ Aa A-

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë është miratuar drejtuesi i ri i Prokurorisë së Gjirokastrës.

KLP caktoi drejtues të përkohshëm të Prokurorisë Gjirokastër, Julian Çafkën për 3 muaj. Propozimi i Julian Çafkës u miratua me 11 vota pro në mbledhjen e KLP.

KLP votoi gjithashtu me 11 vota shtyrjen e afatit me 3 muaj, për drejtimin e Prokurorisë së Apelit Korçë nga Irena Çunoti.

Të dy plotësojnë vendet vakante të krijuara pas shkarkimit të paraardhësve të tyre nga vetingu. Arben Pasho u shkarkua nga KPK më 16 Maj, ndërsa Irma Balli më 19 shkurt.

Po ashtu, u miratua me 11 vota pro projekt-aktit për shtyrjen e afatit të caktimit të përkohshëm të prokurorit Altin Dumani në funksionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, përkatësisht nga dt. 22.05.2019 deri ne 22.08.2019.

U miratua me 11 vota pro caktimi i prokurores Rozeta Qirjaqi, prokurore pranë Gjykatës së Apelit Korcë të ushtroje funksionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco