Arrestohen dy persona, njëri ishte në kërkim, tjetri po shiste drogë

Arrestohen dy persona, njëri ishte në kërkim, tjetri po shiste drogë

13:51, 21/05/2019
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, njëri i shpallur në kërkim për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, ndërsa tjetri u kap me disa doza heroine.  

Personi i parë i arrestuar është 26-vjeçari S.Sh, i cili në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, të cilët janë arrestuar në flagrancë më datë 01.12.2018,  shpërndanin lëndë narkotike canabis sativa në doza të vogla në rrugën “Bego Hoxha”, ku në momentin e ndërhyrjes nga ana e punonjësve të policisë të Komisariatit të Policisë Nr.6 Tiranë, shtetasve të arrestuar i'u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 355 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Po ashtu policia thotë se nga  forcat ”Shqiponja” është goditur një rast i shpërndarjes së heroinës.

"Në rrugën "Njazi Demi” Tiranë në stolat e një lulishteje, në orët e vona të mbrëmjes, nga forcat "Shqiponja ", është kapur dhe arrestuar në flagrancë  për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,  shtetasi I.A. 36 vjeç,  lindur në Tiranë, pasi u kap në flagrancë me katër doza heroinë", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet e mësipërme  do t’i  referohen  prokurorisë  së  Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco