Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Ja kush ishte shenjestra e sulmit me armë në Selenicë, Maraj: Nuk kam konflikte…

Ja kush ishte shenjestra e sulmit me armë në Selenicë, Maraj: Nuk kam konflikte…

12:46, 21/05/2019
A+ Aa A-

Sulmi për shkak të detyrës është pista kryesore e hetimeve për breshërinë e plumbave të qëlluar në orët e para të mëngjesit ndaj banesës së Drejtorit të Shërbimeve në Bashkinë e Selenicës. I kontaktuar nga mediat,  Xhuljo Maraj tha se nuk ka konflikte për të cilat mund të dyshojë.

Banesa e drejtorit të Shërbimeve Publike në bashkinë e Selenicës, Xhuljo Maraj u sulmua me armë në orët e para të mëngjesit.

Drejt shtëpisë ku banon zyrtari lokal u qëlluan me breshëri të paktën 30 plumba, nga persona që ende mbeten të paidentifikuar.

Për fat të mirë nuk pati të lënduar, brenda banesës ku 26 vjeçari banon bashkë me prindërit dhe vëllain binjak.

Breshëritë e plumbave kanë shkaktuar frikë e panik brenda familjes dhe në zonë, krahas dëmeve materiale në banesë.

I kontaktuar, nga media, Maraj mohoi të ketë konflikte.

“Nuk di kujt t'ia drejtoj gishtin. Nuk kam konflikte që mund të jetë arsye për këtë sulm,”-tha 26-vjeçari.

Ai ka treguar se nuk kanë parë asnjë prej autorëve, ndërsa gjurmët e plumbave duken në të gjithë muret e shtëpisë.

“Mbrëmë rreth orës 1 pa 20 dëgjuam të shtëna, dhe menduam se kishin gjuajtur jashtë. Në mëngjes i pamë që kishin gjuajtur portën, muret, erdhi Policia dhe gjeti rreth 30 gëzhoja. Ka pasur dy armë të ndryshme me të cilat është qëlluar, nuk kam pasur asnjë konflikt me asnjë person. Jam në hallin tim, në punën time. Policia vazhdon hetimet, mund të kenë qenë dy deri në tre persona”, shprehet Maraj për Fax Neës.

Në këto kushte, dyshimi kryesor i grupit hetimor është se sulmi ndaj banesës është një mesazh për zyrtarin e bashkisë Selenicë, por motivet mbeten të paqarta.

Për këtë arsye hetimet janë shtrirë edhe në pista të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco