FOTO/ Holandezët: Shqiptarët po na mbysin me drogë

FOTO/ Holandezët: Shqiptarët po na mbysin me drogë

12:43, 21/05/2019
A+ Aa A-

Shqiptarët duket se kontrollojnë tregun e drogës në Holandë.

Kjo vërtetohet edhe në një operacion të Policisë Holandeze, e cila ka zbuluar një laborator ku rritej kanabis. Në pranga ka rënë një 34-vjeçar nga Shqipëria, 2 marokenë si dhe një grua.

‘Hetimi penal ka treguar se kryesisht njerëz me prejardhje shqiptare janë të përfshirë në kultivimin e kanabisit’- u shpreh në një deklaratë Policia Holandeze.

Madje operacioni kishte emrin ‘Shqipëria’.

Deklarata e Policisë Holandeze vjen pikërisht ditën që në këtë vend, ndodhet për vizitë kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, bashkë me disa deputetë, në mënyrë që të lobojnë për hapjen e negociatave.

Zbulimi i grupit që merrej me rritjen e kanabisit u realizua pasi një agjent i fshehtë ra në kontakt me shqiptarin, i cili dyshohet se drejtonte bandën. Droga u zbulua në rajonin e Limburgut, i cili është një ndër rajonet më të mëdha në Holandë.

    Shqiptarët duket se kanë përdorur një kompani që merret me transport për të paguar qiratë, në mënyrë që të mos zbuloheshin nga policia.

    Sipas mediave holandeze një kompani në Groenstraat në Geleen, u ka paguar qiranë shqiptarëve. Pikërisht kjo kompani dyshohet se bën edhe transportin e parave nga Holanda drejt Gjermanisë ose Belgjikës, pasi kishte qendra në këto shtete.

    Mediat dhe policia holandeze po japin gjithmonë dhe më shumë alarmin, se shqiptarët janë rreziku nr.1 për drogën.

    ‘Të gjitha rastet e fundit që është zbuluar drogë, rezulton se janë shqiptarët të përfshirë. Ata kanë në dorë këtë treg’, – thonë mediat holandeze.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Nazifeja21/05/2019 18:43

    Pas Hollandes edhe Danimarka dhe deputetet daneze kerkojne rikthimin e vizave per shqiptaret. Mediat me te medha daneze nga televizioni publik e gazetat e njohura kane publikuar nje reportazh per shqiptaret dhe gjithashtu intervistat e politikaneve qe kerkojne rikthimin e vizave fale politikave te qeverise se Edi Rames: “Denmark a transit country for UK-bound Albanians Danish EU politicians are looking into toughening up EU visa legislation following the news that Denmark has become a transit country for Albanians illegally attempting to reach the UK. Albania is not currently in the EU, but it has an agreement that allows its citizens to remain in one or several EU countries for 90 days over a 180-day period without a visa. DR recently uncovered that Esbjerg Harbour has seen an uptick in Albanians illegally entering the harbour area and hiding on trucks to get on the ferry to the UK. In the first three months of the year, 54 Albanians were caught trying to stow away.”

    Shto koment

    Denonco